KreuCelebrity

Joeli tani është aktor; merr pjesë në filmin e babi Ermalit!

 

Prej disa javësh Ermal Mamaqi ka nisur xhirimet e komedisë “I Love Tropoja”, pjesë e kastit të të cilit janë bërë emra të njohur të kinematografisë shqiptare;

ndërsa pak më parë producenti Mamaqi ka zbuluar një aktor fare të ri vetëm 6 vjeç.

Ai quhet Joel dhe babi ka vendosur të ndajë skenën e xhirimit me të, teksa e ka bërë pjesë të filmit.

“Ditë me emocione dje…Momenti kur ndava skenën e xhirimit me djalin tim, Joel Mamaqi në filmin “I love Tropoja””; ka shkruar Ermal Mamaqi përbri nje foto ku duket teska po xhiron një prej skenave të komedisë.

Nuk e dimë nëse Joeli do të zgjedhë të bëhet aktor, ama ky do të jetë një kujtim shumë i bukur teksa ka ndarë ekranin me babin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF