Rubrika “BE caffee” moderuar nga tre aktorët Bes Kallaku, Erion Isai e Olsi Bylyku e pati jetëgjatësinë vetëm një sezon.
Me zgjedhjen e Isait si Kryetar i Bashkisë së Kolonjës, programi u shkri, ndërsa Olsi Bylyku ka konfirmuar se do të jetë krah Marina Vjollcës në “Klanifornia Show” që pritet të nisë së shpejti në Tv Klan.
Por ç’do bëhet me anëtarin tjetër të treshes, Bes Kallaku?!
I ftuar këtë mëngjes në programin “Rreze Dielli” në Report Tv, Kallaku ka folur për herë të parë për ‘fatin’ e tij në televizion.
Duket se aktori e ka marrë një ofertë nga programi “Klanifornia” por Kallaku ende nuk e ka vendosur nëse do ta pranojë, apo jo!
“Ende nuk e kam vendosur nëse do jem pjesë e Tv Klan, jam në bisedime, por edhe nëse vendos të mos jem më aty, unë do t’ju uroj suksese kolegëve”; tha Kallaku.
Ndërkohë ai rrëfeu se aktualisht është i fokusuar më s shumti tek xhirimet e filmit “Falco” që pritet të dalë së shpejti.



















