KreuCelebrity

Bes Kallaku tregon sa u pagua Bleona për pjesëmarrjen në film!!!

Është angazhuar prej kohësh me projektin e tij, filmin “Falco“, të cilin kërkon ta shohë të realizuar më së miri. Bes Kallaku e zbuloi vetë sakaq se pjesë e këtij filmi është bërë edhe Bleona Qereti. Ai foli për këtë gjë në emisionin “Rreze dielli”, ku mes batutave por edhe sinqeritetit, tregoi dicka për konkrete për rolin e këngëtares dhe detajin tjetër mjaft interesant për publikun: sa është paguar ajo!

“Bleona në film është nënkryetarja e partisë, përveç kësaj është kandidate e partisë për zonën Paskuqan, Kamëz, Bathore. Më la  përshtypje shumë pozitive. E pranoi direkt ftesën, erdhi menjëherë nga Amerika me 77 fustane”, – tha Besi, duke shtuar keshtu ate dozën e humorit që e karakterizon, ndërsa më tej rrefeu se Bleona ka pasur vetëm kënaqësinë të ishte pjesë e filmit, por normalisht i janë paguar shpenzimet e udhëtimit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF