KreuCelebrity

“I ëmbël zëri i gjyshes, kur përralla më tregon…”; Njihuni me anën e paqtë të 5 gjysheve VIP shqiptare!  

 

Për publikun ajo mund të jetë një politikane, aktore, këngëtare a psikologe, ama për ata, të vegjlit që u ngatërrohen nëpër këmbë sapo e shohin portretin e saj në derë; mbart më të ëmblin  e të dashurin epitet; Gjyshe…

Nga mësuesja e ish-politikania Majlinda Keta, skenaristja Alda Bida, psikologia Lira Gjika e deri tek artistja Irma Libohova dhe aktorja Marjana Kondi; bordo.al ju njeh me anën më të ëmbël e të paqtë të këtyre personazheve shqiptare.

Majlinda Keta, mësuesja e parë për shumë gjimnazistë, gruaja që revolucionarizoi arsimin, politikania me këmbë në tokë, pedagogia model për shumë studentë, por që me siguri asnjë nga epitetet e mësipërme nuk i ka dhënë ‘jetë’ më shumë se ai që gëzon prej disa vitesh; si gjyshja tre princeshave të vogla.

Nëna Linda ka një llogari në Instagram, e gjithë krenari poston shpesh me ato të cilat me të drejtë gjyshja i quan ‘bekimi i jetës’. A nuk ju duket edhe juve se princeshat e vogla ngjajnë shumë me nëna Lindën?!

Sa e sa këshilla na jep çdo ditë psikologia Lira Gjika për rolin e gjyshes në rritjen e fëmijës. “Gjyshja e mirë fuqizon lidhjen e fëmijës me nënën. Gjyshe ju keni dashuri pafund. Është shumë e bukur fëmija i vogël të thërret ‘nëna’, kur fëmija i vogël të zgjat dorën. Këto janë dhurata Perëndie”; e ka përshkruar marrëdhënien e veçantë të gjyshes dhe nipave pediatrja famshme.

Zonja Gjika ka dy dhurata të tilla nga Perëndia, e marrëdhënia me ta është korrekte siç ajo shpesh e përshkruan në shkrimet e saj, por  me siguri në këtë marrëdhënie gjyshe-nipa, ka shumë, shumë dashuri.

Marjana Kondi është bërë gjyshe katër vite më parë; kur vajza e saj Suana solli në jetë vogëlushen Asia. Një gjyshe gjithë humor si Marjana me siguri bën që takimet me të Asia e vogël t’i presë me padurim.

Në intervista të ndryshme, aktorja është shprehur se ka një marrëdhënie të ngushtë me mbesën, dhe menjëherë sapo gjen pak kohë të lirë, nëna Marjana rend për tek e vogla Asia.

Në familjen e regjisorit Petri Bozo dhe skenaristes Alda Bida, prej 7 vitesh ka një gëzim më shumë, që jua lehtëson lodhjen e stresin e një dite të gjatë pune. Vajza e vetme e çiftit Egi 7 vite më parë ka sjellë në jetë Noarën, duke jua zbukuruar kështu jetën gjyshërve Petri dhe Alda.

Nëna e vogëlushes ka një marrëdhënis shumë special me të, dhe këtë mund ta kuptosh fare lehtë, edhe pa e njohur personalisht gjyshe Aldën; mjafton t’i hedhësh një sy instagramit të saj, ku Noara zë një pjesë të mirë të postimeve.

Irma Libohova është gjithashtu një gjyshe e përkushtuar, e cila prej rreth dy vitesh po përjeton statusin e ëmbël teksa në familje ka ardhur mbesa Lule. Duke qenë se nëna Irma jeton në një banesë me djalin, ajo është një gjyshe me shumë fat, pasi ka mundësi “t’i marrë erë” Lules së vogël sa herë të dojë.

Ama, nëse prisni që artistja të postojë ndonjë foto me mbesën në rrjete sociale, kemi frikë se nuk do të ndodhë, pasi të paktën deri tani nëna Irma ka dashur t’a mbajë vetëm për vete vogëlushen duke mos ndarë asnjë foto të saj me ndjekësit në Instagram.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF