Të gjithë e njohim me emër e mbiemër si Erik Lloshi, por e vërteta është që këngëtari paska emër tjetër, ndonëse për publikun ka zgjedhur të njihet si Erik.
I ftuar në programin ‘Rudina’ këtë të enjte, artisti dhe bashkëshortja Romina rrëfyen emocionet e statusit të ri si burrë dhe grua, dhe jo vetëm.
Ndër të tjera Eriku gjatë bisedës tregoi një ‘sekret’ për të cilin nuk ishim në dijeni. Emri i vërtetë i këngëtarit në fakt qenka Enrikson, por siç rrëfeu vetë artisti ka qenë Adi Hila ai që ka ‘pagëuar’ me këtë emëe, qysh në moshën 15 vjeçare kur Eriku pati daljen e parë në skenë.
Ndonëse publiku e njeh me emrin Erik, famijarët dhe miqtë e afërt i thërrasin këngëtarit me emrat; Soni dhe Eri.
Sa i përket projekteve, më i afërti për Lloshin është pjesëmarrja në “Kënga Magjike”.



















