Kush ka vajzë e di mirë që dëshira për t’u veshur njësoj është mëse reciproke nga të dyja anët; si nëna ashtu edhe vajza.
Këngëtarja Eneda Tarifa dhe vogëlushja e saj Aria kanë menduar të bëjnë pikërisht kështu; të vishen njësoj!
Një fustan i bardhë me motive të perandorive greke, ka qenë zgjedhja e bukuroshes Aria dhe mami Enedës, e sigurisht që një pamje kaq e bukur e meriton edhe një postim në insragram, edhe pse mami kujdeset që të mos e ekzpozojë shpesh të bijën në rrjete sociale.
“Matchy matchy, të bardha së jashtmi, e së brendshmi”; ka shkruar artistja përbri fotove teksa duket kaq bukur e kombinuar me vajzën e saj.
Sigurisht që komentet pasuese ishin komplimentuese për imazhin e ëmbël të Enedës dhe Arias!



















