KreuCelebrity

Pse Meghan Markle po udhëton  papritur drejt New York e vetme?!

Meghan Markle sapo planifikoi një udhëtim  të minutës së fundit për në New York, pa u shoqëruar nga bashkëshorti apo i biri Archie, e mediat e huaja nuk humbën kohë për të zbuluar arsyen e këtij udhëtimi.

Sipas The Time arsyeja e këtij udhëtimi ka qene për të mbështetur mikeshën e saj Serena William, në finalen e “US open”.

“Është një udhëtim i minutës së fundit. Meghan do të jetë aty sa për të suportuar mikeshën ne saj, e më pas do të kthehet menjëherë në Britani”; ka thënë një burim pranë Dukeshës së Sussex.

Ndonëse bashkëshorti dhe djali nuk do të udhëtojnë kësaj here me Meghan, burimi ka theksuar që stafi i sigurisë do të jenë patjetër me të gjatë gjithë udhëtimit.

Ky do të jetë udhëtimi i dytë drejt Neë York për Meghan Markle brenda këtij viti, pasi kujtojmë se i pari ishte kur mikesha e saj Serena William i organizoi ish-aktores festën ‘baby-shower’ për mirëseardhjen e Archie.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF