Edhe nëse nuk e di me siguri, të paktën shpreson që do të marrë tiparet e saj; Brunilda Lahen duket e “gërryen“ kureshtja se kujt do t`I ngjajë e bija.
Moderatorja po shijon pritjen e ëmbël duke ndarë vazhdimisht foto me ndjekësit në rrjetet sociale, dhe ka nxjerrë së fundi në “Instastory” një foto të vetën kur ka qenë fëmijë. Brunilda duket po kërkon të krijojë një përshtypje për vajzën e saj ( duke shpreshuar që t`I ngjajë asaj vetë ndoshta).
“Në përpjekje për të kuptuar se si do të ngjajë beba, nëse merr ndonjë nga tiparet e mia. Edhe pse kjo foto e 32 viteve më parë tregon më pak se një eko 4D e ditëve të sotme”, ka shkruar prezantuesja në foto.



















