Është vënë në qendrën e vëmendjes së mediave rozë për lidhjen e shumëpërfolur me Jonida Maliqin, dhe duket se gjërat qenkan mjaft serioze për Romeo Veshajn. Në intervistën e dhënë për Living.al së bashku me vëllain binjak, Donaldin dhe Bora Zemanin, Romeo u përpoq fillimisht t`I anashkalonte pyetjet ngacmuese mbi dashurinë.
“ Më lini rehat, jeta ime më përket vetëm mua“, ishte komenti fillestar I tij. Por përballë këmbënguljes së intervistueses, në fund u dorëzua. Pyetjes se sa herë ka rënë në dashuri, iu përgjigj: “ Vetëm një herë“. Dhe gazetarja vazhdon: “Ka ndodhur kjo me vajzën e parë apo të fundit?“. Fillimisht ai bën shaka duke thënë se mund të ketë qenë dhe e mesit, dhe qesh, ndërsa më pas pohon: “Me të fundit“. Dhe lidhja aktuale për të cilën diskutohet kaq shumë, është pikërisht ajo me këngëtaren e njohur.



















