Vetëm përpara disa ditësh, e kurorëzoi në martesë dashurinë e tij me partneren, Rominën dhe tek “Rudina“, Erika Lloshi ka rrëfyer disa momente të këndshme nga dasma apo apo fakti që pas saj vazhduan punën, duke I shtyrë pushimet për në dimër.
Por këngëtari tregoi dhe dika mjaft interesante; momentin e parë të njohjes me vajzën që më pas do të bëhej bashkëshortja e tij. Vendi I njohjes ka qenë banka, ku punonte dhe e motra e Erikut.
“Romina punon në një punë bashkë me motrën time. Rastësisht kur motra ime dhe Romina ishin në kafe unë i pashë dhe e pyeta motrën për të. Pas e pyeta se kush është, vendosa të veproj vetë. Ajo më tha që do t`I fliste për mua, por i thashë nuk është nevoja për shkes“, ka treguar ai duke qeshur.



















