Arbana Osmani I bëri të gjithë të flisnin sot për të, (dhe për një arsye tjetër që nuk ishte Eduarti)!! Moderatorja e një sëre formateve në Top Channel, asnjëri prej të cilëve sportivë, u shfaq në një lidhje direkte për Super Sport, duke raportuar mbi ndeshjen Shqipëri-Francë!!!
E veshur sportive me ngjyrat e flamurit, kuq e zi, Arbana pati një përshendetje për shqiptarër në stadium dhe ata që e ndiqnin përballjen nga ekrani. Kaq u desh që të niste e të përflitej mundësia e një kalimi të saj në këtë lloj formati.
Por moderatorja ka qenë aty vetëm për të mbështetur kombëtaren tonë , ndërsa e bëri dhe një sqarim, duke thënë: ‘Për të gjitha portalet unë nuk lëviz nga Top Channel. Do vazhdoj t’i bëj njerëzit të lumtur’.



















