Carolina Stramare u shpall Miss Italia 2019: bukuroshja me flokë gështenjë, sy të gjelbët dhe 1 metër e 79 cm e gjatë, u rrëmbye nga emocionet kur mësoi se do të ishte mbajtësja e kurorës së bukurisë italiane për këtë vit.
Carolina nuk I mbajti lotët kur deklaroi se fashën e shumëlakmuar, ia dedikon nënës së saj, që ndërroi jetë vitin e kaluar. “ Për mua ishte më shumë se nënë, ishte një mike e vërtetë, dhe pavarësisht se nuk është më, unë e ndiej sërish pranë meje. Jam thellësisht e bindur se forca që më ka shoqëruar në cdo ditë të jetës përgjatë këtij viti, deri këtu ku jam sot, është e gjitha meritë e saj“, u shpreh 20 vjecarja. Kurorën Carolina-s ia dorëzoi vetë Gina Lollobrigida gjatë mbrëmjes homazh për 80 vitet e konkursit historik.



















