Aktori i famshëm hollivudian Sylvester Stallone është shumë krenar me vajzat e tij, Sophia, Sistine dhe Scarlet . Por ndonëse dhe dy të tjerat janë mjaft simpatike, Sistine është ajo që po rrëmben të gjithë vëmendjen me bukurinë e saj.
Në moshën 21 vjec, ajo ende nuk e ka vendosur rrugën që do të zgjedhë në jetë: të bëhet modele apo të ecë në gjurmët e të atit në kinematografi.
Së fundi ndërkohë, u shfaq në një event mode, një prezantim të Ralph Lauren dhe i tërhoqi si me magnet të gjithë vështrimet!
Sistine është sakaq dhe një “fenomen“ në rrjetet sociale me më shumë se një milion admirues në Instagram!!



















