12 shtatori do të mbetet një datë tejet e rëndësishme përjetësisht për çiftin Vesa Luma dhe Big Basta, pasi katër vite më parë në Kalanë e Lëkurësit dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre nëpërmjet një ceremonie meq miqsh, familjarësh e kolegësh…
Vesa Luma ka kujtuar datën e rëndësishme me anë të një dedikimi të ndjerë në llogarinë e saj në Instagram, duke kujuar edhe një herë ndjenjën e fortë që ka mbajtur të bashkuar çiftin, ndonëse prej vitesh u janë dashur të jetojnë mijëra kilometra larg.
“Happy anniversary ♥️ @bigbastaofficial Deri sot e dëshmuam që asgjë në këtë botë s’na ndan, as kilometrat, as mundi e sakrificat. .. Sepse çdo gjë është e mundur kur Do me gjithë zemër ?. Krenare për çdo gjë që ndërtuam, e më së shumti për frytin e kësaj dashurie #Liani Të dua shumë my forever 24.”; ka shkruar këngëtarja në dedikimin kushtuar katër vjetorit të martesës.



















