Edhe pse është e mbushur me energji, problemet shëndetësore nuk e kanë kursyer Fjolla Morinën. Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja e tregoi vetë se ka përfunduar në spital. Duket situata nuk ishte e tillë që mund të kalohej me ndonjë mjekim në shtëpi.
Fjolla e shoqëroi foton që e tregonte me vigonin në krah me një mesazh që tregon se e ka pasur ca të vështirë, edhe pse aty nuk mungojnë tonet e humorit. “ Nuk është e lehtë të vdesësh“, ka shkruar ajo, pa sqaruar se për cfarë problemi bëhet fjalë saktësisht.



















