KreuCelebrity

 Rrëfimi shokues i Demi Moore:“ 15 vjec më përdhunuan, dhe arsyeja përse 42 vjec humba një fëmijë “!

Demi Moore I tha të gjitha në librin e saj : “ Inside Out “ Aktorja legjendare rrëfeu traumën e përjetuar kur ishte vetëm 15 vjec dhe u përdhunua.

Ylli hollivudian tregon sesi martesa me Ashton Kutcher, 15 vjet më të ri se ajo, ishte si një “ rikthim në kohë, për të përjetuar edhe një herë rininë, kohën kur isha 20 vjecare dhe që nuk  e kisha jetuar ashtu“.

Por Demi tregon edhe sesi humbi një fëmijë në kohën kur ishte më Ashton; ajo ishte 42 vjec atëherë, dhe në muajin  e gjashtë të shtatzanisë. Duhet të sillte në jetë një vajzë, dhe ia kishin vendosur edhe emrin: Chaplin Ray.

Por pati një abort spontan për të cilin fajëson veten sepse asokohe, pinte alkol. Demi tregon sesi kishin tentuar disa trajtime fertiliteti paskësaj, por pa sukses.