Është përfolur kaq shumë sa po pritet me padurim ceremonia martesore e Bleros dhe Afronës, e cila premton të jetë madhështore, të paktën këtë tregojnë shenjat deri tani.
Pas një lidhje katërvjecare, ata do të lidhin kurorë në 21 shtator, në breg të detit, por ndërkohë që vazhdojnë përgatitjet e dasmës, paskan menduar edhe për muajin e mjaltit! Këtë e treguan disa pastime të bjondes bukuroshe, e cila zbuloi në këtë mënyrë dhe vendin ku do të pushojë cifti pas dasmës. Dyshja do të udhëtojë drejt ishujve të mrekullueshëm Hawai, një zgjedhje perfekte do të thonim ne!



















