KreuCelebrity

Dy herë mat me të njëjtën vajzë; Drini Zeqo dhe e dashura tani nuk fshihen më!

Ndonëse prej njē dekade e gjysmë ai është pjesë e televizionit, Drini Zeqo asnjëherë nuk ka bërë publike romancat e tij. Gazetari 36 vjeçar ka qenë përherë i mikluar nga vajzat, por deri para pak kohësh ai vetë rrëfeu se oraret e zgjatura në puna nuk e kanë lejuar atë të krijojë një lidhje stabël.


Një vit më parë ‘Panorama Plus’ fotografoi Zeqon në plazh teksa ndodhej i shoqëruar nga një brune simpatike, por përveç atye fotove paparac kjo histori nuk pati asnjë ‘zhvillim’ të mëtejshmëm.


Dhe ja tek është fiks një vit më vonë Drini Zeqo teksa fotografohet sërish me të njëjtën vajzë, sërish në ambientet e plazhit.


Pra le ta themi qe nuk mund të jetë rastësi që Drini bën pushime vetëm me të njëjtën vajzë, ndaj urime duket se më në fund Drini po del nga ‘tregu’ i beqarëve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF