E kanë përshkruar si një “fëmijë mrekulli“, dhe Christina Brown, vërtet ashtu duket! Vogëlushja erdhi në jetë në 11 shtator, në përvjetorin e tragjedisë që trondit Amerikën e mbarë botën, në orën 9 e 11 minuta, me peshë 9 lb e 11 ouns, sipas njësisë matëse të përdorur për peshën në SHBA, që do të thotë mbi 4 kg.
Vajza lindi me ndërhyrje cezarien, dhe I gjithë stafi mjekësor u habit edhe vetë kur pa të dhënat e regjistruara të saj; punonjës të spitalit e pranuan se një koincidencë e tillë nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë.



















