KreuCelebrity

Fatma Methasani jo më pjesë e InTv!

 

Prej disa vitesh emri i saj ishte i lidhur ngushtë me televizionin InTv, ku Fatma  nisi karrierën si moderatore, por duket se për fansat e Methasanit vjen një lajm jo fort i mirë.

Ndërkohë që është në pritje të embël, moderatorja ka vendosur të shkëputet nga televizioni dhe sipas ‘Iconstyle’ Fatma ka refuzuar të rinovojë kontratën me televizionin InTv, që prej qershorit të këtij viti.

Ende nuk dihet nëse ky vendim i moderatores vjen si pasojë e shtatzënisë së saj, për ta shijuar privatisht pritjen e ëmbël, apo nëse ajo ka vendosur të largohet përfunimisht nga ekrani.

 

Gjithsesi me siguri për momentin prioritet për Fatmën dhe partnerin Alfio me siguri është bebushi që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF