Sot nisi shkolla për ciklin fillor e atij të mesëm në vendin tonë, ku fëmijë e prindër e shpesh më të emocionuarit janë këta të dytët, jan drejtuar për në ambientet e institucionit ku vogëlushët do të nisin rrugën e dijes.
Instagrami ka qenë këtë 16 shtator më i bukur se kurrë, teksa të veshur bukur e me lule në duar portretet e ëmbla të vogëlushëve na zbukuruan rrjetin social, nëpërmjet fotove të postuara nga prindër të emocionuar për ‘hapin’ që fëmijët po hedhin.
Të përlotur e të emocionuar disa prej prindërve VIP të showbiz-it shqiptar kanë ndarë me ne përjetimet e kësaj dite.
Suksese vogëlushë në rrugën e gjatë, pak të lodhshme por edhe shumë të bukur të dijes!



















