Ashtu sic pritej, nuk kaloi aspak pa bujë në media martesa e Jonida Vokshit. Vëmendja u fokusua tek ceremonia e vecantë në breg të detit e moderatores dhe aktorin Besnik Krapi.
Në dasmën e zhvilluar në një resort luksoz në Durrës, nuk mungoi as momenti mjaft t vecantë I hedhjes së buqetës së nuses. Tradia e do që vajza, e cila kap buqetën të jetë në radhë për martesë. Dhe cila ishte ajo? Shoqja e ngushtë e Jonidës, aktorja Olta Daku.
Nuk e dimë nëse do të ketë shpejt lajme nga Olta për ndonjë dasëm të mundshme, por buqetën ajo e siguroi gjithsesi!