KreuCelebrity

Celine Dion: “ Nuk jam gati për të dashur, edhe pse më mungon prekja e një mashkulli“!!!

“Nuk jam gati për të dashur. Nuk po dal me asnjeri“, tha Celine Dion në një intervistë për Today. “ Jam shumë me fat që kam kaq shumë njerëz rreth vetes, që më bëjnë të qesh, të ndihem mirë, por më mungon prekja e një mashkulli. Më mungon dikush që të më thotë se jam e bukur. E megjithatë, nuk jam ende gati për dikë në krahun tim“, është shprehur këngëtarja e madhe që në 2016-tën humbi bashkëshortin Rene Angelil.

Celine u përfol shumë në media për një lidhje me kërcimtarin e trupës së saj, 34 vjecarin bukurosh Pepe Munoz.

Por këtë e hodhi poshtë fare me një fjali të vetme: “ Ai është gay“, tha Celine që shtoi megjithatë se dhe kaq foli shumë, pasi në fund të fundit, nuk ka përse i shpjegon askujt se cfarë ndodh në jetën e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF