Duket se është një datë e shënuar 18 shtatori për çiftin Denata Toçe e Arben Skënderi.
Në mesin e shtatorit të vitit 2010, dyshja kurorëzoi historinë e dashurisë nëpërmjet një ceremonie dasme, të cilën psikologia e njohur e ka kujtuat sot nëpërmjet një dedikimi kushtur përvjetorit të 9-të të martesës me bashkëudhëtarin e saj në jetë Arbenin.
“#9vjetmartese koha tregon domethënien e vërtetë të jetës me njerëzit që ke në krah. Arben Skenderi , tek ti gjeta jo vetëm shokun e jetës, por lumturinë vetë. Me ty #familja merr kuptim. I paduruar për të dhënë dashuri, mezi prite të sillnim në jetë ëngjëjt tanë, mezi prita ta ndanim këtë bekim bashkë, dhe kjo është dhurata më e bukur e çdo përvjetori, deri në përjetësi. Zoti e di se kjo është ndjenja më e fortë që mund të përjetohet këtu në tokë. Ndjehem e bekuar me ty pranë në këtë jetë që na është dhënë. Të dua”; ka shkruar Toçe përbri një foto të çiftit shkrepur ditën e dasmës.
Denata dhe Arbeni janë prindër të dy djemve, Samuel dhe Sebastien.