KreuCelebrity

Përse Nicole Kidman nuk ka marrëdhënie të mirë më fëmijët që i ndan me Tom Cruise: “ Ishte zgjedhja e tyre!!“.

Jeta ia kalon filmit, dhe këtë e mësoi dhe Nicole Kidman pasi mori një rol që e tronditi të tërën. Ky rol I kujtoi marrëdhënien që thuajse nuk ekziston mes saj dhe dy fëmijëve që pat adptuar gjatë martesës me Tom Cruise.

Aktorja 52 vjecare nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie të mirë me ta.

Në një intervistë të dhënë së fundi, pat rrëfyer sesi qe ndjerë kur fëmijët zgjodhën kishën dhe jetën në krah të të atit në vend të saj. “ Ishte zgjedhja e tyre të ndinin shkencologjinë. Detyra jonë si prindër është t`ju ofrojmë gjithmonë dashur të pakushtëzuar“, u shpreh Nicole. Ajo dhe Tom Cruise kanë qenë të martuar nga viti 1990 deri në 2001. Të dy u përpoqën shumë të kishin fëmijë, por nuk ia dolën, kështu që adoptuan  Isabella Jane ( sot 27 vjec) dhe  Connor Antony, 24 vjec.

Fakti që nuk patën me njëri tjetrin fëmijë në rrugë natyrale, ishte dhe një nga arsyet që lidhja e tyre mori fund.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF