KreuCelebrity

Ndahet nga jeta në moshën 50 vjeçare aktori i njohur!

 

Një ndër serialet më të njohura në vitet ’90 ka qenë “Star Treek: Deep Space Nine”, roli kryesor i të cilit ishte Nog, luajtur nga aktori Aron Eisenberg. Për fansat, miqtë e familjarët e aktorit 50 vjeçar vjen një lajm tejet i hidhur, pasi Aron është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij e cila nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka njoftuar për humbjen e parakohshme të të dashurit të saj.

Eisenberg ka patur gjatë gjithë jetës probleme shëndetësore pasi ai ka lindur vetëm me një veshkë, dhe deri në moshën 13 vjeçare i është dashur t’i nënshtrohet dializës, ndërsa në moshën 17 vjeçare iu nënshtrua operacionit të transplantit të veshkës, për t’u pasuar nga një tjetër transplant në vitin 2015.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF