KreuCelebrity

Rudina Dembacaj është ndarë nga bashkëshorti? Për herë të parë reagon Aleksandri

Së fundmi në mediat online po qarkullon lajmi se aktorja Rudina Dembacaj i ka dhënë fund martesës 3 vjeçare me babain e vajzës së saj Aleksandrin.

Shkak për të lindur dyshimet është bërë mungesa e postimeve në rrjetin social me bashkëshortin Aleksandër nga ana e aktores Dembacaj.


Madje portalet online kanë aluduar për një romancë mes Rudina Dembacaj dhe një deputeti shqiptar gjë që ka çuar në përfundimin e martesës së aktores.


Por duket se asgjë nga ç’është thënë këto ditë nuk është e vërtetë dhe familja është mëse e kopmletuar.

Pak orë më parë bashkëshorti i Dembacaj ka postuar një video në instastoryn e tij, teksa duket Rudina me vajzën në një park lodrash në Tiranë. Aleksandri e ka shoqëruar videon me dy zemra, duke na bërë të mendojmë se ndarja me shumë mundësi është thashethem.


Rudina Dembacaj dhe Aleksandër Varfaj u martuan në vitin 2016 dhe janë prindër të një Vajze tre vjeçare të quajtur Viktoria

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF