Era Istrefi është tejet diskrete për jetën e saj private duke mos bërë asnjëherë publike romancat e saj. Së fundmi po flitet se artistja e njohur ka nisur një lidhje dashurie me këngëtarin Julian Perreta.
Dyshja shihet shpesh në shoqërinë e njëri tjetrit, ndërsa një postim nga ana e Perretas që e quante këngëtaren shqiptare “Mbretëresha ime”, i shtoi edhe më dyshimet për një romancë të mundshëm mes dy artistëve.
Ndërsa nga tjetër postimi i Era Istrefit sapo na konfuzoi, duke hedhur poshtë zërat në një farë mënyre se mes saj dhe Jualin nuk ka asgjë më shumë se miqësi.
Ajo ka publikuar në Instastory një foto të artistit teksa performon në skenë duke e quajtur shok.
“Go bestie”,-shkruan Era, duke mos lënë më mundësi për aludime të mëtejshme.