Harry i rregullon flokët Meghanit, momenti që i bëri të gjithë për vete!
Meghan Markle dhe Princi Harry e pushtuan sërish vëmendjen botërore, këtë radhë me turneun e ri që I con në Afrikën e Jugut e ku kanë marrë me vete edhe djalin e tyre të vogël, Archie.
Këto detyra mbretërore, Meghani duket se I përmbush me shumë lehtësi; ajo duket si e prerë për këtë punë. Dhe Harry duhet të jetë mjaft krenar për të shoqen.
Ndërkohë, përmes një gjesti mjat të thjeshtë e të ëmbël, princi tregoi se është dhe goxha I dashuruar. Në kohën që kanë qenë në një ‘workshop’ , ku u mësonin fëmijëve e grave si të kërkojnë të drejtat e tyre, Harry u kap nga kamerat duke rregulluar flokët e mbledhur bisht të bashkëshortes, dhe ishte nje gjest aq bukur!