KreuCelebrity

Vetëm 6 euro; Meghan Markle kombinon vathët e lira me fustanin 10.000 eurosh!

 

 

Fundjavën e kaluar Meghan Marke dhe Harry ishin të ftuar në dasmën e mikeshës së tyre Misha Nonoo.

Dukesha e Sussex veshi një fustan ‘glamour’ nga shtëpia e modës Valentino, që mban vlerën e 9000 paund britanik, ndërsa vetëm pak ditë nga dasma në Romë, mediat britanike kanë mundur të gjejnë vlerën e aksesorëve që Meghan kishte vënë në vesh.

Vathët me të cilat ish-aktorja ka kombinuar veshjen në dasmën e Misha nuk kushtojnë më shumë se 5 paund.

Vathët janë blerë në një market me aksesorë ‘vintage’ në Londër nga një mikeshë e Meghan, e duket se Dukesha e Sussex i ka pëlqyer shumë dhe ja ka huazuar mikeshës së saj.

“Dukesha i ka pëlqyer shumë ata vathë dhe mezi ka pritur rastin e përshtatshëm për t’i veshur”; ka treguar një burim për Dailymail.

Aktualisht Duka dhe Dukesha i Sussex së bashku me të voglin Archie ndodhen në turin e tyre të parë si familje në Afrikën e Jugut.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF