Është një ndër reperat më të njohur në vend, që numëron më shumë së 1 milion ndjekës në Instagram.
Falë fizikut të tij, Ledri Vulaj është këngëtari më i mikluar nga seksi femër, dhe të shumta janë ato vajza që ëndërrojnë qoftë edhe një takim me të.
Po sikur t’ju themi që në Kosovë jeton sozia e Ledri Vulës?
Djaloshi në fjalë është Dj zyrtar i grupit Babastars dhe mban emrin e artit Dj First. Këngëtari Vula ka postuar një foto me Dj Kosovar teksa ndodhesin në palestër dhe ngjashmëria mes dy djemve është e ‘frikshme’.
Gjithsesi ky është një lajm i mirë për fanset e zjarrta të Ledrit, të cilat nëse ende nuk u është dhënë mundësia të takojnë idhullin e tyre, ndoshta mund të tentojnë me Dj First, janë pothuajse identikë pse jo!



















