Trashëgimtarja e pasur e Top Channel dhe I shoqi, Ledion Lico do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të dytë, dhe Sara, e organizoi pa vonesë “baby shower-in“. Ajo vetë postoi në Instagram disa foto nga festa, që dukej vërtet mjaft luksoze ( jo se do të prisnim dicka më pak prej saj). E veshur me një fustan të puthitur pas trupit me printe floreale, I cili shkonte për më tepër edhe mjaft bukur me ambjentin, Sara dukej plot nur në foton që e tregonte në krah të motrës së madhe, Lorit.
“Në mes të panikut, këtë fundjavë unë organizova ‘baby shower-in’ më të veçantë me njerëzit më të afërt dhe të dashur”., ka shkruar ajo. Ndonëse nuk e kanë treguar gjininë e bebit, në dekorin e ambjentit spikaste ngjyra blu, e kjo tregon se do të jete djalë!