KreuCelebrity

Rezarta Shkurtës i bie rrufeja në shtëpi!!!

Përkeqësimi I beftë I motit një ditë më parë zuri shumëkënd prej nesh në befasi. Rrebeshi, vetëtimat e rrufetë qenë të frikshme, por akoma edhe më shumë ishin të tilla për ata që I përjetuan nga afër si Rezarta Shkurta. Një postim I saj në Instagram tregoi se rrufetë kishin goditur banesën e këngëtares.

Madje, qenka dashur ndërhyrja e zjarrfikësve dhe policisë për të shuar zjarrin. Përmes një fotoje të postuar në “Instagram“, Rezarta tregoi sesi njëra nga bombolat që shrbejnë për shuarjen e zjarrit qe djegur krejtësisht, si për të treguar kështu në mënyrë sa më reale rëndesën e situatës.

“Nata e mbrëmshme për ne u mbyll kështu! Dua të falenderoj nga zemra policinë e shtetit dhe zjarrfikësen që në kohë rekord erdhën e vepruan, duke na shpëtuar nga kjo situatë me dëme të pa konsiderueshme”, ka shkruar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF