Ka ftuar personazhe pafund në emisionin e saj, por këtë radhë, Rudina një vend e pati bosh. E ftuara nuk erdhi dot, për shkak se e humbi betejën për jetën. Rudina kishte thirrur për të folur Sasa Hodan dhe Elona Kuburen, të dyja të prekura nga e njëjta sëmundje. Elona nuk arriti të shpëtonte. Vajzat kishin përgatitur një video mesazh gjatë kohës së kurimit në Turqi.
“ Përshëndetje Rudina, të falenderoj për emisionin tënde, sepse falë tij takova Sasan që më ndihmoi për tu kuruar“, thoshte ajo, dhe aty, Rudina nuk I mbajti dot lotët. Vetë Sasa tregoi se Elona ishte rritur në varfëri.
Ajo kujtoi ditën e varrimit, kur nëna e vajzës thoshte mes lotësh: “ Më fal që të kam vënë në gjumë pa bukë, e të kam nisur në shkollë pa ngrënë“. Amaneti I saj ishte një shtëpi për familjen e vet, dhe këtë mori përsipër ta përmbushte Arbër Hajdari I “ Fundjavë ndryshe“.



















