Në javët e modës vjeshtën e kaluar stilistët i kushtuan një rëndësi të veçantë aksesorëve të kokës. rrathë koke të ngjyrave, përmasave e modeleve të ndryshme kanë qenë kryefjala e stilit të blogereve të modëse jo vetëm, gjatë gjithë këtij viti.
Duket se ky trend ende nuk po largohet teksa shohim vajza të njohura e të panjohura kombinojën veshjet e tyre me aksesorin kryefjalë të sezonit.
Nëse i hidhni një sy instagramit të emrave VIP të showbiz-it shqiptar, pakkush prej tyre nuk e ka ende një rreth të tillë koke pjesë të garderobës së tyre.
Që nga Olta Gixhari, Armina Mevlani, Orinda Huta, e të tjera vajza të njohura të showbiz-it shqiptar e kanë përqafuar më së miri trendin e kohës me aksesorin e preferuar.



















