KreuCelebrity

‘Luftë’ brezash mes Merita Halilit dhe Alban Skënderaj; cilin koncert do të ndiqni këtë fundjavë?

 

Në datat 27 dhe 28 shtator pritet të mbahen dy koncerte të dy prej artistëve më të mirë për brezat që secili prej tyre përfaqëson.

 

Artistja e muzikës popullore e qytetare Merita Halili dhe kantautori Alban Skënderaj do të mbledhin dashamirësit e tyre në koncertet recitale që dy këngëtarët do të realizojnë këtë fundjavë.

Alban Skënderaj do të performojë “Nën yjet e Tiranës” në ambientet e Amfiteatrit të Tiranës, ndërsa Merita Halili për të gjithë nostalgjikët dhe dashamirësit e saj do të çelë stinën koncertore të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, nëpërmjet koncerit të saj recital.

Cilin koncert do të ndjekin tiranasit (por jo vetëm) këtë fundavë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF