KreuCelebrity

Miley i theu zemrën, por Liami nuk ndenji në shtëpi të qante për të: aktori paska të dashur të re!

Kanë pasur një lidhje shumë të gjatë, të cilën e ndërprenë për një kohë, për tu rikthyer më pas sërish në krahët e njëri tjetrin; edhe pse u duk se lumturia e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth u vulos me dasmën e përpara disa muajve, nuk qe e thënë të zgjaste.

Dhe shkaku duket u bë sërish Miley, me sjelljen e saj prej vajze të përkëdhelur që nuk di se “cfare do nga jeta“. Martesa e tyre mori fund papritmas, duket për shkak të flirtit të Miley-t me një vajzë, Kaitlynn Carter.

Por as me këtë të fundit, këngëtarja nuk qëndroi gjatë, ndërsa tani nuk po kuptohet se cfarë marrëdhënie ka me  Cody Simpson. Liami mbeti zemërthyer, por duket ka vendosur të mos vajtojë gjatë, I lodhur duket nga një histori të cilën dëshiron ta hedhë pas krahëve. Ai është fotografuar së fundi i kapur përdore me aktoren Maddison Brown, dhe duken kaq këndshëm bashkë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF