Aktori i humorit Albano Bogdo është përfshirë ditën e djeshme në një aksident tek zona e ish parkut të autobuzave në Rrugën e Kavajës.
Taksia me të cilën udhetonte Albano është përplasur me një mjet tjetër tip Ford që po lëvizte përpara tyre.
Aktori ka dalë i tronditur nga taksia pas përplasjes së makinave dhe siç shihet në fotot e publikuara nga Vizion +, është ulur në trotuar në cep të rrugës në perpjekje për të marrë veten.
Fatmirësisht aksidenti veç dëmeve materiale të dy makinave nuk ka sjellë lendime serioze tek aktori.
Burimi: Newsbomb



















