Sot ata kanë botën ‘nën këmbë’, por dikur në fillim të karrierës së tyre, shumë prej të famshëmve të listës A në botë mezi paguanin faturat mujore.
Shumë prej tyre jeta u ka ndryshuar brenda natës, me të marrë rolin në filmin e parë që kanë debutuar, e mandej do t’u duhej të merrnin pjesë në aktivitete VIP-ash siç është tapeti i kuq.
Ndonëse sot ata kanë një dyzinë me njerëz e kuratorë imazhi që janë përgjegjës për dukjen e tyre, dalja e tyre e parë në një tapet të kuq, me siguri do të mbetet gjatë në memorien e tyre.
Më poshtë gjeni debutimin e parë në një tapet të kuq, të disa prej yjeve më të famshëm botëror.



















