Nuk e dimë se si e quani ju të dashurën e ish-burrit, ama vështirë se mund ta quani gur i çmuar.
Dakota Johnson ka marrë një urim tejet të veçantë me rastin e ditëlindjes së 30-të nga ish-bashkëshortja e të dashurit të saj. Gwyneth Paltrow postoi një foto të Dakota-s në instagramin e saj ku shkruan:
“Gezuar 30 vjetorin e lindjes këtij guri të çmuar”
Nuk besoj së ngjan fiks si urimi që mund t’i bëni ju partneres së ish-it tuaj, apo jo?!
Paltrow dhe ish-bashkëshorti i saj Chris Martin kanë mbetur miq të mirë, që pas ndarjes në vitin 2014, dhe pasi aktorja u martua me producentin Brad Falchuk, Martin është parë shpesh nën shoqërinë e çifti, madje ai ishte edhe në muajin e mjaltit të tyre.
Në këtë mënyrë Gëyneth ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe me partneren aktuale të Martin, Dakota Johnson.



















