KreuCelebrity

Baba për herë të parë, gazetari i njohur shqiptar bën postimin e parë me të bijën

Më 9 gusht gazetari i njohur i sportit dhe partnerja e tij u bënë prindër për herë të parë.

Alban Xhihani dhe Isida mirëpritën në jetën e tyre vajzën tē cilën e quajtën Uma. Prej dy muajsh vogëlushja është kryefjala e ditëve të babi Albanit e mami Isidës, ndaj këtë fundjavë komentatori i sportit ka bërë një postim ndryshe nga herët të tjera.

Xhihani është tejet diskret kur bëhet fjalë për jetën private, por duket se me ardhjen e Umas edhe në instagramin e babit do të ndryshojnë disa ‘rregulla’. Albani ka postuar një foto teksa bën roli e babit duke shëtitur të voglen me karrocë.


“dashuria ime”; shkruan përbri fotos moderatori i sportit, ku duket se po kalon një fundjavë të ëmbël me te voglën e familjes.

Urojmë të kemi edhe postime të tjera të tilla nga Albani, sepse instagrami I tij që tani ka filluar të ngjajë më i bukur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF