Ishin bashkë prej vetëm dy muajsh, por nuk zgjati më shumë se aq lidhja e Gigi Hadid me aktorin Tyler Cameron. Tyler ishte personi parë me të cilin modelja po shoqërohej që prej ndarjes së bujshme nga këngëtari Zayn Malik.
Gigi dhe Tyler ishin fotografuar shpesh së bashku, madje ai ishte I pranishëm edhe në funeralin e gjyshes së Gigit. Dukej se cdo gjë po shkonte mirë me ciftin, kur papritur burime pranë tij treguan për “Entertainment Tonight” se ata kishin vendosur ta mbyllnin historinë e tyre.
Ndarja erdhi menjëherë pas deklaratës së Tyler se “mund të ishte single”, kur u pyet gjatë një interviste nëse ishte i disponueshëm për femrat. Kjo ndoshta nuk I ka pëlqyer aspak Gigi-t, edhe pse ajo vetë nuk ka reaguar ndaj raporteve në mediat rozë.



















