Në dasmën e Justin Bieber dhe Hailey bëri përshtypje fakti se mikesha e nuses Kylie Jenner u shfaq në ceremoni e vetme pa Travis Scott. Kaq mjaftoi që mediat e huaja të hulumtonin nëse qëndron ndonjë arsye pas mungesës së Scott në dasmën e çiftit Bieber.
Duket se një arsye paska dhe ajo qenka ndarja! TMZ shkroi ditëne djeshme se dyshja për momentin nuk janë bashkë dhe kanë preferuar të marrin një ‘pauzë’ në marrëdhënien e tyre.
Reperi 28 vjeçar është larguar nga shtëpia, ku jetonte me Kylien dhe vajzën e tyre Stormi, dhe tashmë çifti janë të ndarë.
Duket se arsyeja e krizës në marrëdhënie ka të bëjë me faktin që reperi nuk është shumë familjar dhe ai është tejet i fokusuar tek karriera, ndryshe nga Kylie e cila ndonëse vetëm 22 vjeç ajo kërkon një familje tradicionale, e madje ka kërkuar të ketë edhe një tjetër fëmijë me Travis, gjë që është refuzuar nga ky i fundit.
Gjithsesi Kylie dhe Scott do të vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të mirë si prindërit e Stormi dhe për momentin prioriteti numër 1 për dyshen është vajza e tyre.



















