KreuCelebrity

Pak muaj pas divorcit, Adele ka nisur një lidhje të re!

Pak muaj më parë këngëtarja Adele i dha fund martesës me Simon Konecki, me të cilin pati një lidhje 7 vjeçare.

Megjithë vështirësive që thuhet se fituesja e Oscar kaloi gjatë periudhës së divorcit, duket se ylli britanik e ka lënë pas ndarjen dhe ka nisur një romancë të re.

Sipas “The Sun”, këngëtarja e hitit “Hello” po del me reperin Skepta, dhe në ditëlindjen e këtij të fundit dyshja janë parë shumë të afërt me njëri tjetrin.

“Adele dhe Skepta kanë qëndruar shumë pranë njëri-tjerit pasi lidhjet e tyre morën fund. Ata kanë një lidhje të ngushtë dhe shumë të veçantë me njëri-tjetrin. Ata po kalojnë shumë kohë bashkë. Miqtë e tyre shpresojnë dhe parashikojnë se mund të përfundojnë çift së bashku”; ka treguar një burim për “The Sun”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF