Tv Klan paska në plan të sjellë një serial të ri turk në Shqipëri, dhe duke pasur parasysh se cfarë suksesi kanë pasur telenovelat turke në vendin tonë, edhe rruga e kesaj te fundit drejt zemrës së publikut shqiptar, zëre se është e shtruar! Aq më tepër që protagoniste do të jetë një prej aktoreve tejet të preferuara të këtyre serialeve, Nurgul Yeşilçay, e njohur si Gylsereni tek “Paramparca” apo si Sulltanesha Kosem.
Tani, sipas Albert Dumanit, drejtor programacioni në Klan, ajo do të vijë shpejt si protagoniste ne serialin“Gylperi“ ( qe flet për luften e një nëne për të fituar sërish dashurinë e fëmijëve të saj), dhe ne mezi po e presim!!
Alberti duket se kur I hyn një pune, nuk ndalet derisa ta cojë deri në fund, e këtë e tregoi me “Brad Pitt-in“ e Turqisë, Kivanç Tatlitug, të cilin e bindi në tre të natës sic tha disa muaj më parë për `Panorama Plus“, që të vinte në Shqipëri!!