“Nuk kam asnjë keqardhje për kohën që kalon; jetoj mirë në të tashmen“: Monica Bellucci e festoi me ketë moto ditëlindjen sot. Prerja flokëve shkurt, me të cilën u shfaq së fundi, është trendi I vjeshtës dhe Monica nuk e la t`I shpëtonte.
Mosha nuk e frikëson, madje ajo e quan “ të artë“ pragun në të cilin ka mbërritur.
“ Nuk e di nëse e kam mbërritur pjekurinë, por nuk më intereson. Jam e lumtur që jam gjallë. Plakja është mënyra e vetme për të pasur një jetë të gjatë. Kalimi I kohës nuk më shqetëson nëse jam e shëndetshme. Sheh trupin tënd që ndryshon dhe mendon rënien, por brenda teje je po njësoj, provon emocione po ashtu si më parë“, është shprehur aktorja duke përmbledhur kështu në pak rreshta filozofinë e saj të jetës.
Monica ka një martesë pas krahë ( me aktori Vincent Cassell), ka dy vajza me të, Deva dhe Leonia, e një të ardhme me “një mijë projekte“, sic shprehet dhe vetë.