KreuCelebrity

Si ëndrra me një lule lotusi paralajmëroi shtatzëninë e ish-miss-it shqiptar!

 

Nëse bëni pjesë në grupin e njerëzve që nuk u besoni aspak ëndrrave dhe kuptimit të tyre, ndoshta pasi të dëgjoni historinë e ish-miss-it Afroviti Goge do të ndryshoni mendim.

Pasi mori një shkëputje të gjatë nga jeta publike dhe nga karriera si modele, (që duket se nuk do t’i kthehet më), bukuroshja Goge u shfaq mesditën e së hënës në programin “Ftesë në 5” për të rrëfyer ndryshimet që kanë ndodhur në jetën  e saj gjatë viteve të mungesës.

Tashmë në pozicionin e Drejtores së Promocionit dhe Trajnimeve në Portin e Durrësit, Goge ndau edhe lajmin e ëmbël se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Afroviti u shfaq në studio me barkun e rrumbullakosur, ku ndër të tjera rrëfeu një ngjarje të pazakontë që i ka ndodhur pak ditë para se të mësonte lajmin se është shtatzënë.

Gjithçka ka nisur nga një ëndërr, kur bukuroshja Goge as e çonte ndërmend shtatzëninë.

“Rreth 10 ditë para se të mësoja se jam shtatzënë pashë një ëndërr sikur nga kërthiza ime doli një lule lotusi, dhe jam zgjuar nga ëndrra me barkun e  mpirë. Pak ditë më vonë bëra testin që rezultoi edhe pozitiv”; rrëfeu mami në pritje mënyrën e bukur me anë të cilës ajo ka nisur të ketë ndjesitë e para se një krijesë po rritet në barkun e saj.

Lulja e lotusit me siguri do të kthehet në të preferuarën e Afrovitit, dhe jo më kot në muajin e pestë të shtatzënisë, ajo ka pikturuar imazhin që i solli ëndrra në fillim të pritjes së ëmbël.

Wow, histori e rrallë apo jo!?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF