KreuCelebrity

Cili ishte kolegu i vetëm të cilit Alida Hisku i tha se do të arratisej!!

Një festë e vecantë iu organizua Luan Zhegut tek “ Rudina“, në Tv Klan me rastin e 70 vjetorit të lindjes, ku moderatorja kishte ftuar miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, emra të njohur të muzikës së lehtë shqiptare si Liljana Kondakçi, Kozma Dushi, kompozitori Osman Mula dhe Alida Hisku.

Zhegu i cili vazhdon të mbetet një prej kantautorëve më të mirë shqiptarë, nuk I fshehu emocionet që I ngjalli ky moment.

Por aty pati dhe dicka tjeter të vecantë; një rrëfim prekës të Alida Hiskut, artistes së përndjekur nga regjimi komunist,  e cila e ka treguar në shumë raste historinë e arratisjes së saj, por pa shtuar detajin që nxorri së fundi.

“Do të them dicka që s`e kam thënë kurrë më parë. Të vetmit që unë I tregova përpara se të arratisesha, ishte Luan Zhegu. E kam si vëlla. E dija që s`do më tradhëtonte. I thashë `Unë do marr fëmijët e do iki`, dhe ai ma ktheu: ` Je e sigurtë`, por kaq, nuk e nxorri fjalën“, rrëfeu Alida e cila jeton prej shumë kohësh në Gjermani.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF