KreuCelebrity

Ditët e fundit të shtatzënisë; Ministrja Olta Xhaçka fotografohet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur!

 

Në maj të këtij viti, u mësua se Olta Xhaçka dhe bashkëshorti Artan Gaçi janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, tre vite nga lindja e vajzës Hana. Bordo.al zbuloi pak muaj më parë eksluzivisht se dyshja janë në pritje të një tjetër vajze.

Gjatë gjithë këtyre muajve Xhaçka është kujdesur të mos ekspozojë barkun e rrumbullakosur, ndonëse angazhimet politike e qeveritare ministrja e Mbrojtjes nuk i ka vazhduar njësoj.

Teksa ndodhet në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, 39 vjeçarja është fotografuar këtë fund shtatori teksa drejtohej për në Kuvend, ku për herë të parë pamë edhe barkun e rrumbullakosur.

E veshur me një fustan të lehtë të gjatë, një xhaketë dhe një palë balerina, mami në pritje dukej e fokusuar në një telefonatë. Duket se për politikanen e njohur ditët e fundit të shtatzënisë do ta gjejnë në punë, deri kur bebushi të vijë në jetë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF