Djali I madh I Angelina Jolie, Maddoxx, nisi studimet në universitet muajin e kaluar, por aktorja duket nuk po e përjeton mirë largimin e tij nga shtëpia.
Ylli hollivudian ka një lidhje shumë të fortë me djalin e saj të madh ( të adoptuar). Këtë e tregoi qartë edhe gjatë premierës së filmit të saj të fundit, “Maleficent, Mistress of Evil”, ku kishte marrë me vete fëmijët e saj, e ku tregoi sesa shumë e ndiente mungesën e Maddoxx. “Ai do të udhëtojë me avion që të më takojë. Jam dy ditë larg përqafimit me të. Ai është mirë. E di që është i fortë, është në rregull, por unë kam nevojë për një përqafim”- tha ajo për “Extra. Një debat I fortë mes Maddoxx dhe Brad Pitt u bë shkas për krisjen e madhe të ciftit dhe faktin që Angelina kërkoi divorcin.



















